
Foto/ Lanë gratë në shtëpi, eventi i rrallë që bëri bashkë 3 princat britanikë!
E Enjte 4 Prill 2019, 21:09
Dritare.net

Princi Charles mbërriti në Muzeun e Historisë Natyrore, këtë të enjte bashkë me dy djemtë e tij, informon dritare.net
Princat po marrin pjesë në premierën e serisë së re të Netflix 'Our Planet', transmetuar dhe realizuar nga Sir David Attenborough. Në këtë event morën pjesë vetëm princat, duke i lënë në shtëpi, gratë e tyre.
Gjatë mbrëmjes, tre princat u bashkuan me mbretërit e televizionit, dhe do të shohin për herë të parë serinë më të re.
Në këtë event morën pjesë edhe yjet e Hollivudit, mes tyre edhe ish-futbollisti, David Beckham, njëkohësisht edhe mik i mbretërorëve.
Në galerinë më poshtë keni foto nga eventi që bëri bashkë tre princat./K.C/dritare.net

















