
Foto/ Ky është 47-vjeçari që tentoi të grabisë dy kazino brenda pak minutave
E Premte 30 Dhjetor 2016, 21:09
Dritare.net

Mësohet se personi që mori një shumë lekësh në një kazino në zonën e “Zogut të Zi” dhe tentoi të grabis një tjetër quhet Ilir Leli rreth 47 vjeç.
Ai ka qenë me kapuç dhe ka mundur që të grabis xhiron e ditës në një kazino apeks, rreth 800 mijë lekë të vjetra. Por, pasi ka bërë grabitjen e parë, ai ka tentuar që të grabisë edhe një apeks tjetër që ndodhet tek Prokuroria e Tiranës.
Në momentin që ka qenë duke bërë grabitjen, policia ka arrestuar në flagrancë në ambientet e kazinos. Policia thotë se Leli, ka qenë i armatosur me pistoletë me fishekë në gojë.

















