
Foto/ Arrestohet djali i bosit të drogës në Meksikë, banda e El Capo i vë flakën qytetit
Dritare.net

Por ndërkohë banda e babait të tij Joaquin i cili njihet botërisht si "El Capo" i kishte vënë flakën qytetit. E gjendur në këtë situatë, policia e liroi djalin e bosit të drogës, shkruan dritare.net
Në pamje shfaqen disa burra të armatosur që qëllojnë policinë dhe makinat janë të shkrumbuara nga flakët.
Kush është El Capo?
Me kalimin e viteve, El Capo u bë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA. Në vitin 2015-të ai i shpëtoi burgut, përmes një tuneli, por u arrestua më vonë. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2017-ën. El Capo u akuzua se ndihmoi në eksportimin e qindra tonë kokainë në SHBA dhe për komplot për prodhimin dhe shpërndarjen e heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës.
El Chapo, 62 vjeç, u shpall fajtor në New York për 10 akuza, përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave./K.C/dritare.net

















