Flet Rajmonda Bulku për vdekjen e aktorit: Pengu i tij, nëse do të ishte diku tjetër...
E Hënë 26 Dhjetor 2016, 14:02
Dritare.net
“Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë”, thotë Bulku në një telefonatë për Report Tv. E pyetur nëse kishte ndonjë peng, Rajmonda Bulku shprehet se shpesh ata bënin ironi. 'Ne shpesh bënim ironi me veten tonë kur thoshim se na ra koka në një vend të varfër dhe komunist, ndryshe do ishim diku tjetër’.
Ajo thotë më tej se “Shokohesh kur mëson këtë humbje. E duam Bujarin tonë ne aktorët, e duam të gjithë shqiptarët kudo ku janë”. Bulku madje shpreh habi sesi zemra u bë shkak për vdekjen e Bujar Lakos. “Bujari ishte ndër ata meshkuj, që as bark nuk vuri kurrë, e kishim zili për fizikun e tij dhe na habiti ky atak kardiak”.