Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flasin banorët: Rruga ku u shua një familje, është rrugë tragjedish. Ja ç’po ndodh aty!

Flasin banorët: Rruga ku u shua një familje, është

Nga Dritare.net

Pasditja e ditës së dielë, përgjaku rrugën Shkodër-Velipojë. Një aksident tragjik, ku kryefamiljari Edmond Preka, djali i vogël 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçare, humbën jetën. Ndërkohë, nëna Evisa dhe vajza 10 vjeçare, ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji, të cilët udhëtonin me makinën tjetër. Por, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Banorët thonë për Dritare.net se ky segment rrugor është një prej më problematikëve në vend dhe aksidentet janë të shpeshta.

“Vetëm disa ditë më parë, një makinë ra në kanal, fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, por jo gjithmonë ndodh kështu. Dhe ja, tek ndodhi, ngjarja tragjike e ditës së djeshme, ku humbën jetën ëngjëj, njerëz të pafajshëm.

Gjendja në këtë aks është skandaloze. Që prej qershorit të vitit të kaluar, kanë nisur punimet në këtë aks, por jo në vendin ku ndodhi aksidenti, pasi aty nuk po kryhen punime. Në këtë aks nuk ka sinjalistikë dhe mungojnë tabelat, por ajo që është më e rëndë është ndriçimi dhe bagëtitë. Në këtë rrugë, çdo ditë kalojnë dele, lopë, bagëtitë ecin krahë për krahë me makinat. Askush nuk merret me to, ashtu si askush nuk po merret me zgjidhjen e kësaj situate. A duhet të humbasin jetën të tjerë njerëz, që të bëhet diçka?”-thonë për Dritare.net banorët.

Segmenti Shkodër-Velipojë është një prej më të frekuentuarëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Projekti për rehabilitimin e kësaj zone ka një fond prej 20 milionë dollarësh parashikon shkurtimin e distancës aktuale me disa kilometer nga Velipoja në Shkodër, zgjerimin me 7 metra mesatarisht. Si dhe eliminimin e disa kthesave të rrezikshme. Sipas autoriteteve, veç shkurtimit të kohës së qarkullimit, rruga e re do të jetë më e sigurtë./Dritare.net