Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pasojat e zjarreve, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë në terren: Inventar dëmeve në bagëti, të mbjella dhe pemëtari!

Pasojat e zjarreve, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë në terren:

Në operacion për situatën kritike të zjarreve në vend jo vetëm zjarrfikësit, strukturat vendore dhe Emergjencat e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë.

Institucioni ka nisur punën për evidentimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori tek fermerët dhe bujqit në zonat e prekura.

“Në të gjithë vendin në terren kanë dalë edhe ekipet e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe të Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, për të vlerësuar dëmet e bëra në bujqësi dhe blegtori.
Në të gjitha zonat ku ka rënë zjarri por që tashmë flakët janë shuar, ekipet e ministrisë do të bëjnë një inventar mbi humbjet jo vetëm tek bagëtitë, por edhe tek të mbjellat apo pemëtari të qytetarëve të dëmtuar”, njofton Ministria e Bujqësisë.

Deri më tani nuk ka një bilanc për dëmin që i është shkaktuar banorëve të prekur nga zjarret, por me qindra hektarë ullishte e pemë të tjera janë shkrumbuar, e po ashtu disa stane janë djegur nga zjarret, rasti i fundit është ai në Gramsh, por edhe në Tepelenë./E.P-dritare.net