
Rama: Situata me zjarret e përmirësuar, por rreziqet mbeten!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, në një mesazh të publikuar këtë mëngjes, ka theksuar nevojën për vijimin e gatishmërisë së lartë dhe përpjekjeve të përbashkëta për të minimizuar zjarret, pavarësisht se situata në vend paraqitet e përmirësuar falë sakrificave dhe punës së palodhur. Ai paralajmëroi se rreziqet dhe të papriturat mund të shfaqen në çdo moment, ndërsa solli në vëmendje se në të gjithë Evropën Jugore po përballen me mijëra vatra zjarri.
"MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.", shkruan Rama në Facebook./K.C/dritare.net

















