Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BBC: Putini nuk është mësuar të merret në pyetje kaq publikisht!

BBC: Putini nuk është mësuar të merret në pyetje kaq

Vetëm pak çaste më parë, presidenti rus Vladimir Putin u përball me një prani të pazakontë të gazetarëve të pavarur gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Alaska, në kuadër të takimit "Në ndjekje të Paqes".

Kjo është një ndër rastet e rralla, pas një kohe të gjatë, që kreu i Kremlinit ndodhet në një ambient të hapur për pyetje të papërgatitura, larg kontrollit të medias shtetërore ruse.
Në ndryshim nga mënyra e zakonshme me të cilën punon grupi i shtypit që e shoqëron zakonisht presidentin rus ku pyetjet janë të miratuara paraprakisht sot, gazetarët amerikanë nuk ngurruan të bëjnë pyetje të drejtpërdrejta dhe të zëshme.

Disa prej tyre u dëgjuan duke thirrur: Kur do të ndalosh së vrari civilë? dhe Pse duhet t’u besojë Trump fjalëve të tua?.E.P-dritare.net.BBC