Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Filmi dhe turizmi/ “Dy herë mat” në Ksamil, si Ollga në Tushemisht

Filmi dhe turizmi/ “Dy herë mat” në Ksamil, si Ollga
Ju kujtohet Rudina e filmit “Dy herë mat”, e cila kërkonte edhe akullore edhe çokollatë, si dhe mundi në shah Bujar Kapexhiun?

Shahistja e vogël e filmit, nga më të dashurit, është sot bankiere dhe një emër i njohur i sipërmarrjes në kryeqytet.

Ajo quhet Manjola Begolli dhe ka postuar një foto në Instagram, me një zonjë të kinemasë shqiptare. Me “Zonjën nga qyteti”, në Tushemisht.

“Sot me të paharruarën ‘Teto Ollga’. Nostalgji”, shkruan Begolli. Ndër të tjera, ajo ka propozuar ngritjen e një statuje edhe për Rudinën e vogël, ose për ‘midhjen, mbretëreshën e qytetit tonë’.

Dhe Manjola ka të drejtë. Ka ardhur koha që Ksamili, të plotësojë bukurinë mahnitëse të natyrës, me personazhet më identifikuese të filmit të famshëm “Dy herë mat”. Midhja mbretëreshë, Rudina dhe Ilo Pinci, do të mbledhin njerëz, po aq sa ‘Zonja nga qyteti’ në Tushemisht. Filmi “Dy herë mat” është xhiruar në Sarandë dhe ka ndikuar shumë për turizmin në këtë qyetet, por midhja mbetet e ksamiliotëve. Ndaj edhe fjala e Manjolës në vesh të tyre.

Që t’i shtojnë turistë, destinacionit nr.1 të turizmit në Shqipëri dhe ta identifikojnë me atë që është e tyre, unike dhe e veçantë, midhja Mbretëreshë./Dritare.net