Fëmijët nuk qenkan aspak njëlloj si gishtërinjtë e dorës!
Dritare.net
Aktorja ka gjithashtu edhe fëmijë binjakë që janë ende foshnje.
“Koha më e mirë që kam kaluar ndonjëherë me djalin tim të preferuar, Dezi. Po kështu thashë”, shkroi Pressly në Instagram, duke shtuar se megjithëse ajo ka një fëmijë të preferuar, sërish ajo i do të tre djemtë e saj mbi gjithçka.
"Unë dhe Dez kemi një lidhje të veçantë, sepse ne jemi rritur të dy bashkë", shkroi ajo.
Teksa shumë nga ndjekësit e aktores e gjetën postimin e saj të këndshëm, të tjerët vërshuan me një sërë kritikash.
"Shpresoj se ka qenë djali juaj që u ka vjedhur telefonin dhe ka postuar këtë" shkroi një ndjekës i saj, koment që fitoi më shumë se 100 pëlqime.
Favorizimi prindëror është përhapur ngado kohët e fundit, në television e rrjete sociale.
Madje ai daton që nga kohët e lashta dhe kemi plot shembuj për këtë. Në Bibël kemi Rebekën e cila ishte më e dhënë drejt Jakobit, apo në mitologjinë greke, Athina ishte e preferuara e Zeusit.
Një studim i kryer ka treguar se 74 përqind e nënave dhe 70 përqind e baballarëve thanë se ata i japin trajtim preferencial një fëmije.
Në të njëjtin studim, thuhet se fëmijët që kanë lindur të parët thanë se ndjeheshin se ishin fëmija i preferuar i prindërve të tyre, ndërsa vëllezërit më të vegjël thanë se ndiejnë paragjykimin e fëmijëve të parë dhe se kjo ndikonte në vetëvlerësimin e tyre.
Favorizmi është një temë e nxehtë edhe në terapinë familjare. Genevieve von Lob, një psikologe dhe autore e librit "Prindër të lumtur, fëmijë të lumtur", thotë se shumica e prindërve me të cilët ajo punon janë tërhequr në mënyrë të natyrshme ndaj një fëmije, edhe nëse nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt.
“Në përvojën time, ti mund t’i tregosh një prindri se veç nga gjuha turpit dhe mënyra sesi u flasin fëmijëve, tregon nëse ai është fëmija i tyre i prefruar apo jo”.
Ndërsa prindër të tjerë thonë se ndihen fajtorë për faktin që kanë një fëmijë të preferuar dhe duan të forcojnë marrëdhënien me fëmijën më pak të favorizuar, tha von Lob. Pas këtyre fakteve, mund të themi se shprehja jonë "I kam të gjithë fëmijët si gishtërinjtë e dorës, kë të presësh e nuk të dhemb, qenka më tepër një justifikim kur u vihet në pah fëmija i preferuar. Huffpost/J.H, dritare.net