Fansi e ofendoi rëndë, shpërthen Ronela Hajati: Ta marr gishtin dhe ta fus…
E Martë 3 Prill 2018, 15:03
Dritare.net
Ditën e sotme këngëtarja ka postuar edhe një foto tjetër nga klipi ku shkruan: “Përrallë”, megjithatë nuk dihet nëse është ky titulli i këngës.
Ronela ka marrë qindra komplimenta në këtë foto, por ka edhe nga ata që siç duket nuk e simpatizojnë këngëtaren. “Lutju dreqit për pak famë”, i shkruan një komentues dhe një emoji me gishtin e mesit.
Por as Ronela nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje dhe i replikon: “Po do bëjë një sakrificë me gjak ditën e martë datë 13 dhe do të ta marr këtë gishtin tënd dhe do të ta fus…në hundë hahahaha”.
Gjithashtu nga ky koment, Ronela ka zbuluar se klipi do të publikohet më datë 13 prill./D.m-dritare.net