Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Eva Murati, nuse në familjen Topalli: Kanë abuzuar me mua!

Eva Murati, nuse në familjen Topalli: Kanë abuzuar me mua!
Eva Murati është një prej vajzave më të bukura të ekranit shqiptar. Për moderatoren e njohur është shkruar shepesh, ku në shumicën e rasteve ajo përmendej për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit. Duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Edhe pse, bukuroshja ka folur shumë pak për jetën e saj personale, aq më pak për raportin me ish-Kryeparlamentaren.

Së fundmi Eva ka vendosur të thotë diçka më shumë sa i përket lidhjes së saj. E ftuar në emisionin “Një kat më lart”, ndër të tjera ajo është shprehur se me marrëdhënien e saj është abuzuar.

“Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjël. Kjo situatë mbase më rrëshkiti nga duart. Unë mendoj se ëshët abuzuar me mua me këtë pjesë. Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijojnë ende, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastësisht aty, unë jo”, u shpreh moderatorja./a.f/Dritare.net