Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekstradimi në Kinë, nisin protestat në Hong-Kong

Ekstradimi në Kinë, nisin protestat në Hong-Kong
Mijëra protestues dhe policë në Hong-Kong kanë dalë në protestë, kundër një projekt-ligji që do të lejonte ekstradimin në territorin e Kinës.

Sot, protestuesit, disa  me maska dhe helmeta, kanë bllokuar rrugët kyçe rreth ndërtesave qeveritare.

Policia u është përgjigjur trazirave duke përdorur spray me piper, për t’i shpërndarë protestuesit. Policia u shpreh se ata ishin të gatshëm të përdornin dhe forcën, në protestën e tyre.

Këshilli Legjislativ ose i njohur ndryshe si LegCo, për shkak të protestave, ka vonuar leximin e dytë të projekt-ligjit.

LegCo pro-Pekinit lëshoi një deklaratë të ku tha se takimi i planifikuar, do të shtyhet për një moment të dytë. Pavarësisht opozitës së madhe, qeveria është shprehur se do të vijojë të nxisë ekstradimin Një votim përfundimtar pritet më 20 qershor./E.B-dritare.net