Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Protesta solli një stine të re për ne!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë maratonë me gazetaren Rudina Xhunga foli për protestën e Flamingove. Rama tha se protesta solli një stinë të re për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama: Është diçka shumë e mirë, si të thuash, një ndryshim, një ndryshim zyrtar ose i vulosur nga njerëzit i stinës së Shqipërisë.

Rudina Xhunga: Çfarë stine? Hymë në një stinë të re?

Kryeministri Edi Rama: Tē pritshmërive të rritura. Tocqueville e quan “revolucioni i pritshmërive të larta” dhe, faktikisht, një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon merr 18 orë ujë në ditë, nuk i mjafton më; duhen 24 orë. Ose nuk është më vetëm çështja e orëve, është çështja e cilësisë. Pra, një vend, i cili 10 vjet përpara ishte tërësisht i mpirë dhe indiferent ndaj vrasjes së kafshëve masivisht, ndaj prerjes së pyjeve masivisht, sot është në një betejë ku biodiversiteti dhe mbrojtja e jetës kafshë është temë. Ky është një kapërcim shumë i madh.

Intervista vjen si një bashkëpunim mes podkastit “Flasim” të kryeministrit Rama dhe emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës në DritareTV. Këtë herë rolet përmbysen: në studion e podkastit, nuk është Edi Rama ai që drejton bisedën, por Rudina Xhunga, e cila e vendos përballë rreth 300 pyetjeve. Së shpejti në Dritare TV.