Edi Rama prezanton katër shtyllat e dokumentit strategjik “Besa”
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kuptimin e dokumentit strategjik “Besa”, të cilin qeveria e ka cilësuar si bazën e një qasjeje të re në vendimmarrje dhe në marrëdhënien me qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpjeguar se termi “Besa” mbështetet në katër shtylla kryesore: B për besim, E për empati, S për shërbim dhe A për angazhim.

Dokumenti “Besa”, i prezantuar në korrik të vitit 2026, është konceptuar si një marrëveshje e re qeverisëse dhe një metodë e re veprimi për mandatin e katërt të Partisë Socialiste. Sipas qeverisë, synimi i tij është adresimi i pakënaqësive qytetare dhe rritja e llogaridhënies përmes mekanizmave shtetërorë ekzistues dhe strukturave të reja.
Testi i parë i zbatimit të kësaj qasjeje do të jetë projekti i Zvërnecit. Brenda një afati 90-ditor parashikohen zhvillimi i dëgjesave me qytetarë dhe grupet protestuese, publikimi i dokumentacionit përkatës ose realizimi i një vlerësimi paraprak, përpara marrjes së një vendimi për vijimin e projektit.