Duka: Parlamenti ka nivelin e Ver Llapës

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se një pjesë e deputetëve që ishin në parlament, para djegies së mandateve nuk kishin folur asnjëherë , madje nuk kishin shkruar asnjë status në facebook.

Ndërsa Duka shtoi se Parlamenti sot ka nivelin e Ver Llapës.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murrizi: Kanë hyrë me zor ata deputetë aty? 

Shehi: Jo, jo ata kanë hyrë me qejf aty. 

Murrizi: Po kush i ka vënë në listë? Kush ja dha mundësinë?

Shehi: Këta janë të lumtur që janë aty. 

Duka: Të paktën këshilloji që kur të bëjnë ndonjë status në facebook, tia japin ndonjë gazetari që tia bëjnë lajm dhe të mos flasin se kur flasin është turp i madh. 

Murrizi: Po edhe një pjeë të atyre që ishin se mos i dëgjove të flasin apo të bëjnë ndonjë status. Sepse po i more se kanë bërtitur një herë në cadër, apo se i ke njohur një herë në autobuz dhe i fut në Parlament. 

Duka: Në parlament ka nivelin e Ver Llapës. 

Murrizi: Pse këta e prunë nivelin e Ver Llapës? Më mirë të kenë nivelin e Verit apo të bandave?/ I.M-OraNews

LEXO DHE :  Bota feston 50-vjetorin e mbërritjes së njeriut të parë në hënë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.