Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drilon Hoxha: Hatërmbetja e Rezart Veleshnjes me mua, i ka rrënjët e thella

Drilon Hoxha: Hatërmbetja e Rezart Veleshnjes me mua, i ka
Rezart Veleshnja, shpërtheu dje në emisionin Shqipëria Live, ndaj drejtuesve pasi nuk ishte dakord që të ishte në një panel bashkë me aktorin Drilon Hoxha.

Ky i fundit sipas tij do ta ulte nivelin e bisedës, ku diskutohej për kinematografinë sot, pasi nuk ka mbaruar asnjë shkollë për aktrim.

Më pas ndjekësit e kritikuan, pasi Veleshnja kishte qenë pjesë e filmit të realizuar nga Drilon Hoxha. Përmes një postimi në instagram, Driloni sqaron se reagimi i Veleshnjas, në fakt nuk ka si shkak ‘shkollën e tij’, por një hatërmbetje për filmin.

Në posterin e filmit “Dashuria s’mjafton”, Rezart Veleshnja, ishte  përjashtuar. Ndaj siç duket, reagimi i djeshëm i Veleshnjës, i ka rrënjët më të thella se ç’duket./L.F-dritare.net