Na ndiqni edhe në

Ditor

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për Ramën, Berishën, Metën dhe Alibeajn!

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për

Zgjedhjet po afrohen dita ditës. Kush do të jetë fituesi kësaj here? Nëse kudo po bëhen sondazhe për fituesit, ne po iu tregojmë se çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë të liderëve të partive. Sipas astrologes franceze Christine Haas, kush do ketë një muaj më të favorshëm, Edi Rama i shenjës së gaforres, Sali Berisha i shenjës së peshores, Ilir Meta i shenjës së dashit apo Enkelejd Alibeaj i shenjës së virgjëreshës? Zbulojeni sipas rendit të shenjave në zodiak!

Ilir Meta- Dashi

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për

Muaj mjaft i qetë do jetë ky për dashët si Ilir Meta. Ata do reflektojnë mirë para se të marrin vendime. Shumë gjëra do të marrin një tjetër drejtim pas javës së dytë, gjithsesi pa i bërë mirë llogaritë nuk duhet të hedhin asnjë lloj hapi. Sipas Dritare.net, jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Mundet edhe të ndryshojnë pozicionin për të fituar më tepër sesa kanë fituar deri tani.

Edi Rama- Gaforrja

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për

Ky nuk do jetë një muaj i qetë për gaforret si Edi Rama. Ata do kalojnë vështirësi të ndryshme, por që do t’i bëjnë më të fortë më vonë. Mirë është që këtë periudhë të tregohen të të logjikshëm dhe jo këmbëngulës për të mos pasur probleme serioze. Nga ana tjetër në planin profesional duhet të ndjekin vetëm rrugën e drejtë për të arritur qëllimet, pasi dredhitë në një moment do të kuptohen dhe do jetë tepër vonë.

Enkelejd Alibeaj- Virgjëresha

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për

Gatë këtij muaji virgjëreshat si Enkelejd Alibeaj, do t’i kuptojnë gabimet e bëra më herët dhe do mundohen që t'i ndreqni ato. Gjërat do të jenë edhe më të bukura nga më parë. Sipas Dritare.net, të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani do japin rezultatet e veta, madje edhe ato që dikur iu janë dukur të vështira do arrihen.

Sali Berisha- Peshorja

Zgjedhjet e 14 majit: Çfarë thotë horoskopi për

Nëse peshoret si Sali Berisha duan që ky muaj t'iu ecë sa më mirë duhet të kenë më tepër besim tek vetja dhe t’i besojnë instinktit. Në jetë shumë gjëra mund të duken të pamundura, por nëse nuk tenton nuk mund ta dish kurrë në mund t'ia dalësh apo jo. Nga mesi i muajit mund të kenë surpriza të jashtëzakonshme. Si rrallë herë peshoret do të jenë më realistë dhe do t’i merrni gjërat më shtruar. Planet e bëra do t’iu ecin përpara. /A.S-Dritare.net