Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dhunohet në rrugë Laert Vasili, ja çfarë thotë aktori i njohur!

Dhunohet në rrugë Laert Vasili, ja çfarë thotë aktori
Dhunohet në mes të rrugës aktori i njohur Laert Vasili. Burime nga policia bëjnë të ditur se Vasili është goditur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shyqyri Ishmi” dhe pas ngjarjes ka bërë denoncim në komisariatin nr. 1. Mësohet se Laert Vasili ka deklaruar në polici se nuk e ka njohur personin që e dhunoi dhe se nuk ka konflikte me askënd.

''Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën'', ka deklaruar Vasili në lidhje telefonike për Report Tv.