Na ndiqni edhe në

Shqiptar

David Bowie i fiksuar pas seksit dhe orgjive, por refuzoi të bënte seks me një trup të vdekur

David Bowie i fiksuar pas seksit dhe orgjive, por refuzoi të bënte
Vdekja e tij shkaktoi një tërmet në mbarë botën.

Legjenda e muzikës rock, David Bowie u shua një vit më parë në janar.

Por një libër i ri biografik rrëfen se ai ishte i varur ndaj seksit.

Kjo varësi e çoi deri aty sa të flinte me vajza 13-vjeçare, të angazhohej në orgji të çmendura dhe të deklaronte se ishte biseksual me një ereksion permanent.

Fiksimi i tij pas seksit bëri që të merrte edhe një ofertë të çuditshme: të bënte seks me një trup të sapovdekur, ndërsa ishte akoma i nxehtë.

Oferta iu bë kur ishte në Filadelfia, por ai e refuzoi.

Në libër thuhet se Bowie ishte kaq i fiksuar pas Hitlerit, sa shihte filma nazistësh teksa ishte i dendur me kokainë.

Kjo e fundit thuajse i mori jetën dhe ia dëmtoi rëndë hundën.

Ai thithte kaq shumë kokainë sa ia merrnin kërcin nga trupi dhe ia vendosnin në hundë.

Ai nuk e mbante kurrë cigaren larg dorës.

Biografia është shkruar nga editori i GQ, Dylan Jones dhe titullohet: “David Bowie: Një jetë”.

Nuk kishte kufinj për jetën e tij.

Shpesh ftonte femra në dhomën e tij që ta shihnin teksa bënte seks me femra të tjera.

Në një rast ai uli qëllimisht pantallonat dhe tregoi se si i kishte rruar qimet pubike në formën e zemrës.

Në një tjetër rast ai udhëtoi drejt Hong Kongut me John Lennon, që i futi në gojë një vezë 1 mijë ditore, e cila ishte gatuar me urinë kali.

Stili i çmendur i jetesës bëri që ai të peshonte gjithmonë shumë pak deri ditën kur vdiq, në janar të vitit 2016, pak përpara se të mbushte 69 vjeç.