
Dashamir Shehi: Opozitën e mban në këmbë Edi Rama
Dritare.net

“Ditën që Rama nuk do të jetë më, opozita nuk do të jetë kaq homogjene. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera”, deklaroi kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.
Shehi ka shtuar se ka një marrëveshje me Lulzim Bashën, dhe ajo marrëveshje është e thjeshtë, “të rrëzojmë Ramën”.
Shehi ka deklaruar gjithashtu se sistemi zgjedhor në vendin tonë ka shumë problem.
“Sistemi zgjedhor është defekt i madh dhe zoti Basha e pranoi vetë se pasi të pastrohet procesi nga vjedhja e votave, do të merremi me sistemin, që sipas meje, sot është i pavlefshëm. Që të funksionojë përfaqësimi real i vlerave, duhet sistem që të ketë një element mazhoritar, ose zonat mazhoritare, ose listë të hapur. E dyta, të jetë kombëtar, jo rajonal. Por, aktualisht jemi te faza e parë. Nëse qytetari dhunohet që shkon te kutia e votimit, asnjë sistem, as më i miri, nuk ka vlerë”, theksoi Shehi./ I.M-Dritare.net

















