
Damian Gjiknuri do të ikë? Deklarata e fortë: Do ta shohim në ditët në vijim
Dritare.net

Ai debatoi në studio me deputetin e PS-së, Adnor Shametin.
Halit Valteri: Tërmeti i PS, tërmeti i çunave pretendon të bëjë reformë zgjedhore? Pa u larguar Damian Gjiknuri nga komisioni ne nuk bëjmë asnjë lloj mbledhje…
Adnor Shameti: Ashtu siç e ka thënë edhe kryetari Taulant Balla s’pranojmë kushte neve. Jemi të hapur të disktojmë në kuadër të komisionit, por vetëm kaq.
Halit Valteri: Duhet ta largoni vetë mo, se ju bën pis
Adnor Shameti: Nuk shoh ndonjë gjë këtu, e quaj retorikë politike gjithçka
Halit Valteri: Retorikë politike Damian Gjiknuri??
Adnor Shameti: Ai është vetëofruar, por duhen lënë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi
Halit Valteri: Drejtësia nuk ka ca bën kur nuk ka vullnet politik. Këtu ka aq shumë skandale sa skandali harron skandalin..Bën gabim që e mbron Gjiknurin. Reformë zgjedhore me Damian Gjiknurin nuk bëhet, do ta shohim në ditët në vijim do iki apo jo Gjiknuri. Këta njerëz ua trazojnë stomakun shqiptarëve Rudina sa herë hapin televizorin, këta duhet të ndryshojnë në këtë vend Rudina. Kam lindur në ‘91 dhe vazhdoj shoh të njëjtat fytyra në politikë./K.C/dritare.net

















