Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet Navi Pillay, gjyqtares nga Afrika e Jugut

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet Navi Pillay, gjyqtares nga Afrika

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i është akorduar Navi Pillay, juristes nga Afrika e Jugut dhe ish-komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ajo vlerësohet për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Komiteti Norvegjez i Nobelit shpalli këtë të premte fituesen e Çmimit Nobel për Paqen 2026, duke përzgjedhur Navi Pillay për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e së drejtës ndërkombëtare.

Pillay ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer si Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe në poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

Vlerësimi me çmimin prestigjioz vjen në një kohë kur respektimi i së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja e lirive themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e të drejtave të njeriut mbeten ndër çështjet kryesore të agjendës globale.

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet Navi Pillay, gjyqtares nga Afrika

Për edicionin e këtij viti ishin nominuar gjithsej 287 kandidatë, prej të cilëve 208 individë dhe 79 organizata.

Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen do të mbahet më 10 dhjetor në Oslo, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, themeluesit të çmimeve.

Navi Pillay pason në këtë vlerësim fituesen e vitit 2025, María Corina Machado, udhëheqësen e opozitës venezueliane, e cila u nderua për përpjekjet e saj në mbrojtje të të drejtave demokratike në Venezuelë./L.F-dritare.net