Çfarë tha Rama për hashashin në takimin sekret në Vilën 31.
Dritare.net
Tahiri - Në përgjithësi, mirë shef. Sipërfaqet e kultivuara me hashash janë shtuar dhe prodhimi sivjet duket i mbarë.
Rama - Për të shmangur ndërkombëtarët, si po ja bën.
Tahiri - Kemi udhëzuar disa sipërmarrës që kur ti njoftojmë ne, të nxjerrin disa rrënjë që ti sekuestrojë policia. Si në jug edhe në veri, bashkëpunimi me popullsinë, tregtarët dhe deputetët ka qenë në nivele të kënaqshme.
Rama - Po me eksportin, për prodhimin e vjetshëm, si po ecet, pasi na duhen bosh magazinat.
Tahiri - Edhe ai po evadohet me sukses shef. Ka nxjerrë disa probleme ministri i bujqësisë, Panariti, i cili kërkon kanal jeshil për domatet e kastravecat, por ja kemi mbyllur gojën pasi edhe ky joni i tillë është, madje është tamam jeshil për kanal jeshil.
Rama - Kush e mbulon eksportin. Kush merret me lehtësimin e procedurave?
Tahiri - Nëndrejtori i doganave, Qibini.
Rama - Pseudonimi i kujt është ky?
Tahiri - Nuk është pseudonim shef, është mbiemër.
Rama - Ku e ka gjet këtë mbiemër mër jahú, se më trembi? Thuaj ta ndërrojë. Ne kemi ndruar të gjithë nga dy-tre emra e mbiemra këtu. Është qeveri e imazhit kjo, apo jo?
Çfarë bën ai?
Tahiri - Si fillim ka terrorizuar doganierët dhe po i kërcënon me burg. Kjo na lehtëson punë që ata të rrinë si pula të lagura dhe kështu përshpejtohet procedura e eksportit të hashashit. E kemi merak vetë shef parullën Tuaj “Hashashi çan bllokadën”.
Rama - Jo vetëm kaq. Ne nuk duhet të harrojmë mësimet e shokut Koço për hashashin. Ai vërtet nuk është më fizikisht mes nesh si deputet; ne nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë zërin e tij në mbledhjet tona ku na mëson si të sakrifikojmë për popullin, por mësimet e tij i kemi në mendje dhe në zemër.
Po shoku Emiljano si është? Si po e përballon burgun?
Tahiri - Emiljanoja po mbahet shef. Deri tani nuk ka nxjerrë asnjë emër shoku. “Vdes dhe nuk tregoj - ka thënë - deri sa të më mbushet mendja se nuk e shtyj dot më”.
Rama - Eh çfarë shoku është Emiljano. Po bën burg për kauzën. Duhet t’ia vlerësojmë këtë sakrificë. Unë për vete gjithmonë e kam pasur frikë burgun. Gjeni ndonjë tregëtar që ti dhurojë me gëzim, ndonjë pjesë nga prona e vet. Duhet ti vlerësojmë sakrificat e shokëve.
Damjan, po ti si po shkon.
Gjiknuri - Mirë janë punët shef. Tani po bëjmë investime tek operatori shpërndarjes, në mënyrë që kur ta privatizojmë, ai që do sakrifikojë për popullin, ta marrë të re.
Rama - Shumë mirë. Duhet të pregatitemi se do të bëjmë edhe një ulje të re çmimi.
Gjiknuri - Shef, aman mos. Herën e fundit që bëre ulje, populli e ndjeu si rritje, dhe filluan e vidhnin.
Rama - Pikërisht. Prandaj edhe ti Sajmir, sa të shpallim uljen, liro ca qeli dhe bëji gati se do të na duhen. Kështu e kemi të sigurtë fitoren./dritare.net