Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do sillte dorëheqja e Ramës tani? Flet Maringlen Kasmi

Çfarë do sillte dorëheqja e Ramës tani? Flet Maringlen

Historiani Maringlen Kasmi thotë se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nën presionin e protestave do të linte vakum pushteti dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm për vendin.

“Zgjidhja politike për atë që flitet sot nënkupton largimin pa kushte të Edi Ramës. Unë mendoj që kryeministri Rama nuk duhet të dorëhiqet. Madje, po të shkojmë në ekstremin tjetër, edhe Sali Berisha të ishte kryeministër sot, nuk duhet të dorëhiqej, sepse mund të lërë vakum pushteti. E dyta, nuk mund të ikësh në mes të një beteje, sepse ke përgjegjësi. Do marrësh përgjegjësinë dhe detyrimin e shtetit që drejton. Dhe mbi të gjitha, çfarë precedenti krijojmë? Që çdo 300, 3.000 apo 30.000 veta që mund të dalin në shesh në Tiranë... Kaq të pakënaqur do ketë gjithmonë ndaj çdo qeverisjeje, në Shqipëri dhe kudo.

Dorëheqja do të krijojë jo vetëm një vakum, por një precedent shumë të rrezikshëm. Shqipëria më së fundi hyri në një cikël normal qeverisës. I mirë, i keq, kritika absolutisht po. Por jo çdo pakënaqësi duhet të na çojë te guri dhe te aktet e dhunshme, që e nxjerrin Shqipërinë nga ky cikël. Kur flet kështu, një pjesë e miqve dhe kolegëve mendojnë se bën politikë pro qeverisë. Jo, nuk ka lidhje fare. Kushdo të ishte në krye të këtij vendi, do thosha të njëjtën gjë”, tha Kasmi.