
Ç'do të ndodhte në Shqipëri nëse kryeprokurore do të ishte Laura Kôvesi!
Dritare.net

Laura Codruta Kõvesi, e cila mori bekimin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, është tashmë kryeprokurorja e parë e BE-së.
Znj. Kôvesi do të hetojë dhe ndjekë dosjet e nxehta të shkelësve të buxhetit e jo vetëm, duke kryesuar këtë zyrë me një mandat 7-vjeçar.
Laura Kôvesi, ish-kryeprokurorja e Rumanisë, me një qasje të admirueshme e tejet profesionale, drejtoi me një dorë të hekurt organin e akuzës në Rumani, duke luftuar krimin në këtë vend, ndërsa shënoi rezultate spektakolare në punën e saj, gjatë periudhës që drejtoi akuzën, aty .
Znj. Kôvesi, çoi pas hekurave, kryebashkiakë, ministra, gjygjtarë e prokurorë, duke mos e konsideruar lojë fjalësh luftën kundër krimit.
Në dhjetor të vitit 2018 ajo shkarkohet nga detyra si kryeprokurore e Rumanisë, "për tejkalim kopetencash", pasi askush nuk ia fali dëmin që i bëri "elitës" së vendit, atje.
Ç'mund të kishte ndodhur në Shqipëri, nëse në vend të Markut do të drejtonte Prokurorinë shqiptare, Laura Kõvesi?
Nëse akuzën këtu do ta drejtonte Znj. Kõvesi, me shumë gjasë nuk do të mbylleshin pa u hetuar dosje të nxehta me histori tronditëse e të rënda brenda, duke ju dhënë mesazhin e duhur shqiptarëve se zgjidhja e vetme paskësaj është lufta pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, e jo vetëm në këtë vend.
Festa për dhunuesit a shkelësit e ligjit me shumë gjasë do të kishte përfunduar paskësaj, ndërsa dhjetëra prokurorë anekënd Shqipërisë, për gjithë dëmin shkaktuar qytetarëve të këtij vendi, do t'i dorëzoheshin drejtësisë.
Sikur në vend të Markut të drejtonte akuzën Kôvesi, një tsunam do të kishte e do të ndodhte këtu me shumë gjasë./dritare.net

















