Na ndiqni edhe në

Bota

Zgjedhjet në Gjermani, Bild: Le të nisë loja e pokerit!

Zgjedhjet në Gjermani, Bild: Le të nisë loja e pokerit!

“Dy kancelarë të padëshiruar” dhe “Le të fillojë loja e pokerit” këto ishin titujt kryesorë të gazetës gjermane Bild ditën e sotme. Por a mund të përshkruhen me të vërtetë kështu zgjedhjet e së dielës në Gjermani?

Politika gjermane është e qëndrueshme, e parashikueshme dhe madje ndonjëherë edhe e mërzitshme. Por jo këtë herë!

Tani si socialdemokratët që kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, ashtu edhe CDU/CSU kërkojnë të formojnë qeverinë.

Të dy rivalët po kërkojnë të njëjtët partnerë koalicioni, të Gjelbrit dhe liberalët e FDP, kështu që formimi i qeverisë së re, ka të ngjarë të jetë një proces i gjatë dhe kompleks.

Në prag të këtyre zgjedhjeve u fol mjaft për Gjermaninë se si do të ndryshonte tani, pas 16 vitesh që kancelarja Merkel, do të largohet nga udhëheqja.

Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, drejtuesit përkatës të partive konservatore dhe socialdemokrate u përpoqën të flisnin si pasardhës të Merkel. Gjermanët flasin për ndryshimin, por shumica dëshirojnë stabilitet. Asnjë nga partitë që shpresojnë të formojnë një qeveri të re nuk mund të përshkruhet si radikale.

Loja e pokerit që po luhet tani midis rivalëve politikë për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë do të shikohet me interes jashtë dhe brenda.

Gjermania është vendi më i pasur dhe më i fuqishëm i BE -së. Roli i tij i madh në skenën botërore nuk do të tkurret papritur për shkak të largimit të Angela Merkel. Aleatët dhe partnerët tregtarë të Gjermanisë vlerësojnë stabilitetin e saj politik./L.F-dritare.net