
Video/ Flet atentatori i kryeministrit të Sllovakisë; Pse e qëllova!
Dritare.net
Juraj Cintula është arrestuar si autori i sulmit ndaj kryeministrit të Sllovakisë.
Në një video të publikuar, i arrestuari, shkrimtari Jurai Cintula, jep një shpjegim të shkurtër pasi u pyet përse e qëlloi Robert Ficon: “E bëra sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë.”, thotë ai.
‼️ Video of the first interrogation of the man who shot Fico 5 times
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
The writer Juraj Cintula, who shot #Slovak Prime Minister #Fico, said he did it because he disagreed with the government's policies. pic.twitter.com/DDPBLnyxFj
Cintula është në korridorin e një ndërtese, ndoshta një stacion policie, dhe duket se i ka duart e lidhura pas shpine
Kush është autori?
Shkrimtari dhe poeti 71-vjeçar Juraj Cintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi (Sen rebela, Diptych, Osy). Ka botuar edhe romanin “Mesazhi i sakrificës”. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer dhe roje sigurie në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.
Në fakt, sipas të njëjtave informacione, ai e zotëronte armën legalisht dhe më parë ka punuar në një kompani private sigurie.
“Bota është plot me dhunë dhe armë. Njerëzit duket se po çmenden.”, thuhet se tha ai në një video tetë vjet më parë. “Emigrantët po vërshojnë në Evropë, kudo ka urrejtje dhe ekstremizëm. Por më e keqja është se qeveritë e shteteve evropiane nuk kanë alternativë ndaj kësaj rrëmuje.", thoshte ai. /K.C/dritare.net

















