
U tregoi studentëve karikaturat e Profetit Muhamed, i pritet koka mësuesit në Paris
E Premte 16 Tetor 2020, 21:09
Dritare.net
Një mësuesi i është prerë koka në periferi të Parisit. Agresori u qëllua për vdekje nga policia. Ngjarja ndodhi pranë një shkolle, informon dritare.net
Viktima në Conflans-Sainte-Honorine ishte një mësues, i cili sipas raportimeve u kishte treguar studentëve karikaturat e Profetit Muhamed. Prokurori antiterrorizëm është thirrur për të udhëhequr hetimin për sulmin.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shkuar në Conflans-Sainte-Honorine. Ndërsa, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, i cili ishte duke shkuar në Marok, u kthye urgjentisht në Paris./K.C/dritare.net

















