
Turqia e ka kthyer muzeun ikonik, Hagia Sophia, në Stamboll, në xhami. Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë i hoqi statusin muze, zonës kulturore me famë botërore. E ndërtuar 1.500 vjet më parë si një katedrale e krishterë ortodokse, shekuj më vonë osmanët e bënë, Hagia Sophia një xhami, informon dritare.net
Në 1934-ën u bë muze, tani është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s dhe pika turistike më e njohur në Turqi. Myslimanët kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në xhami, por anëtarët laikë e kundërshtuan. Propozimi ka shkaktuar kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën. Menjëherë pas kthimit në muze, lutja e parë u tha në Hagia Sophia, dhe u transmetua në të gjitha kanalet kryesore të lajmeve në Turqi./K.C/dritare.net

















