
Trump: Paqja në Ukrainë ose do arrihet shpejt, ose fare!
Dritare.net
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Presidenti i SHBA Donald Trump folën pas takimit në Shtëpinë e Bardhë. Në nisje të fjalës së tij Trump e quajti Starmer një "negociator të ashpër". Ndërsa për Ukrainën, Trump thotë se një armëpushim do të arrihet së shpejti ose nuk do të arrihet fare.
Ai shton se takimet mes tij dhe Starmerit ishin produktive dhe se ai i dha kryeministrit një përditësim mbi përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës "të përgjakshme dhe të tmerrshme" në Ukrainë, duke shtuar se kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president.
Ai thotë se rreth një milion ukrainas dhe rusë janë vrarë pa kuptim, duke shtuar se numri aktual është shumë më i lartë se kaq.
Për paqen në Ukrainë, ai thotë se do të jetë "do të arrihet shpejt ose nuk do të arrihet fare"./K.C/dritare.net

















