
Video/ Rama: Të dielën do më keni në Eladha
Dritare.net
“Të dielën do më keni në Eladha." Me këtë frazë kryeministri Edi Rama njofton takimin e radhës në Greqi. Përmes një videoje që shpërndan në rrjetet sociale, Rama shpjegon se si bëhet regjistrimi për të votuar emigrantët në zgjedhjet e 11 majit.
“Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi. Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa. (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?”, shpreh Rama./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















