
GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Pogradecit
E Enjte 27 Shkurt 2025, 17:05
Dritare.net
GJKKO-ja ka dënuar ms 1.6 vite burg ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri.
Kapri ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar zbritjen me 1/3 të dënimit dhe përfundimisht do të dënohet me shërbim prove për 2 vite. Po ashtu atij do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Ai u dënua për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan vijimin e punimeve të pezulluara për ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i Eduart Kaprit./K.C/dritare.net

















