Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Zarf i zi për Gjestin. Banori: Ja pse e kalova murin rrethues të BBV!

Zarf i zi për Gjestin. Banori: Ja pse e kalova murin rrethues të BBV!

Gjesti vendosi të kalonte murin rrethues të shtëpisë dhe Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Këngëtarit iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë, do të marrë ndëshkimin në prime-n e së shtunës.

Gjesti shpjegoi se këtë vendim e mori në një situatë të vështirë, duke u shprehur se ka një ngarkesë të madhe të shkaktuar nga dy persona.

“Pata një moment të vështirë. Po mbaj një ngarkesë të madhe nga dy persona brenda që s’ma kupton asnjë. E di që kam thyer rregulla. I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time. Pata një moment shumë të vështirë.”, tha Gjesti pas leximit të zarfit, me banorët që i shkuan menjëherë pranë./K.C/dritare.net