
Një i ri është gjetur pa shenja jetë këtë mesditë në Shkodër. Ai quhet Pavlin Preka, 20 vjeç. Dyshohet se është vrarë me armë zjarri, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet nga xhaxhai i tij në oborr. Preka jetonte vetëm në banesën e tij në fshati Guci e Re, teksa prindërit ishin divorcuar.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër“, njofton policia./K.C/dritare.net

















