Na ndiqni edhe në

Shqip

Pëllumb Xhufi zbulon takimin e ashpër të Kostandin Micotaqisit me Ramiz Alinë!

Pëllumb Xhufi zbulon takimin e ashpër të Kostandin Micotaqisit me

Më 13 janari 1991, presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Ramiz Alia u takua me kryeministrin e Greqisë së asaj kohe, Kostandin Micotaqis. Asokohe sapo kishin filluar të hidheshin hapat e parë të marrëdhënieve dy palëshe. Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTV ndërsa fliste për trashëgiminë e Anastas Janullatos, kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse në Shqipëri, tregoi dhe çfarë ndodhi në takimin mes Ramiz Alisë dhe Kostandin Micotaqis, një takim që nuk shkoi aspak mirë.

"Unë kam shkruar për 30 vjet për Janullatosin. Ai erdhi në Shqipëri me një mëkat fillestar. Ai erdhi nën presonin e politikës. Sipas kanuneve të Kishës në koncilët e parë të saj, është përcaktuar qartë që peshkopi dhe kryepeshkopi që vjen me mbështetjena e pushtetit laik ështe jo i ligjshëm. Janullatos ka qenë në çdo bisedë që nga fillimi, që me Ramiz Alinë, kur erdhi Micotaqisi plak, në 1991-shin. Çështja e parë që shtroi ishte të njihnim kryepeshkop Janullatosin. Alia tha se nuk i takon atyre kjo punë, por kishës. Ky takim përfundoi , sepse ai shtroi dhe nja 5 kërkesa. Pas tij në të gjitha takimet e nivelit të lartë, çështja e parë që kanë shtruar grekët, ka qenë Janullatos. Pra kjo është jokanonike. Janullatosi erdhi me këmbë mbrapsht. Edhe kurorëzimi i tij në 1992-shin është bërë me zhurmë dhe kontestime të mëdha. Janullatosi u kurorëzua në hotel, edhe kjo është jokanonike, e paligjshme. Kisha ka vendin e saj ku zgjedh kryepeshkopin. Ai erdhi i mbështetur nga dora politike greke dhe pati sjellje, qëndrime politike.", tregon akademik Xhufi./K.C/dritare.net