
Dëshironi të plakeni mirë? Bëni këtë ushtrim çdo ditë!
Dritare.net
Arritja e objektivit prej 150 minutash stërvitje në javë nuk është aq e paarritshme dhe sjell shëndet të mirë në jetën tonë. Megjithatë, nëse qëllimi është t'i shtojmë më shumë ditë jetës sonë dhe më të shëndetshme, mjafton një shkundje e duarve.
Ky është Shuai Shou Gong, një lloj ushtrimi aktiv i duarve që është ndjekur për rreth një mijë vjet në Kinë dhe rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, pasi u ofron atyre lëvizshmëri më të mirë dhe mirëqenie të përgjithshme.
Këto përfitime u verifikuan edhe nga një studim më i fundit, i publikuar në Plos One, i cili u fokusua në 56 gra nga mosha 60 deri në 80 vjeç. Gratë u ndanë në dy grupe: një grup ndoqi stërvitjet 40-minutëshe të Shuai Shou Gong, ndërsa grupi i dytë nuk ndoqi asnjë rutinë ushtrimesh.
Ata që ndoqën këtë ushtrim specifik tre herë në javë për dy muaj kishin përmirësuar shpejtësinë e ecjes, qëndrimin dhe fleksibilitetin, si dhe kryenin më lehtë detyrat e përditshme, si gatimi dhe veshja. Në të kundërt, grupi tjetër i grave nuk pa asnjë përmirësim dhe ecja e tyre u përkeqësua.
"Këto gjetje tregojnë se sekuenca e lëvizjeve të lehta dhe ritmike të Shuai Shou Gong mund të mësohet dhe shijohet lehtësisht nga të moshuarit dhe përmirëson shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme." thotë studiuesi dhe profesori Neil Roberts nga Universiteti i Edinburgut.
Si do ta bëni ushtrimin?
Rutina e ushtrimeve përbëhet nga pesë lëvizje të njëpasnjëshme të krahut, duke përdorur forcën e gravitetit.
Qëndroni drejt dhe ktheni krahët mbrapa dhe më pas përpara, në lartësinë e shpatullave, katër herë.
Në lëkundjen e pestë, përkulni gjunjët dy herë, një herë kur i ktheni krahët prapa dhe një herë kur i çoni përpara.
Me përkuljen e gjunjëve forcohen muskujt në vithe dhe kofshë, ndërsa lëvizja në krahë stimulon nervat, tendinat dhe muskujt rreth shpatullës./K.C/dritare.net

















