Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Argjentinën

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:58 dhe lëkundjet u ndien edhe në Kili. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 km, sipas GFZ. Ndërkohë është lëshuar edhe paralajmërimi për cunam./K.C/dritare.net