
Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të LaCivitës!
Dritare.net
Nga Amarildo Pregapuca
Më rrënqethi ajo video e LaCivitës.
Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie.
Mu kujtua koha, kur për Shqipërinë flisnin vetëm me përçmim, vetëm me tallje dhe vetëm me gjuhën e një grope njerëzore.
Sa herë përmendej emri i saj, banoret e saj dhe politikanët e saj... në çdo kënd të botës.
Nuk ka shumë që gjuha ndryshoi...
Çdo personalitet, gazet, çdo i huaj apo kanal televiziv, çdo short-s apo video ku flitej për Shqipërinë apo shqiptarët, kishte diçka të bukur, njerëzore, një arritje, një falënderim apo një habi, se si ishim kaq ndryshe nga çfarë kishin dëgjuar.
Dhe kjo me bënte krenar. Dhe bënte krenar çdo shqiptar, jashtë dhe brenda vendit...
Por krenaria dhe fjala e mirë, në gjuhën e kombeve dhe politikës është dhe para, zhvillim, është dhe investim..
E kisha harruar ketë ndjesi të shëmtuar, ku ndjehesh i përbuzur si komb. Deri sa pashë atë video..
Siç shumë kane harruar se sa "Sali" ish kjo nënë atdhe, në çdo cep e pëllëmbe te saj.
Nga sheshet, tek shkollat, tek spitalet e ndërtimet. Tek qytetet e qytezat..
Sikur ta kish kafshuar dreqi i mallkuar..
Dhe u desh një investim i PD-se tek një "LaCivitë"..që të ndjehemi te poshtëruar..
U poshtërua dhe LaCivita. I doli boja.
Kam patur një mik shumë të mire ne FB..
Kishte humor, kishte krenari, kishte atë finesën e te jetuarit në Itali. Dhe të një djali që e përçmonte te shëmtuarën..
Dhe atë e pagoi Sala dhe e dhjeu..e grisi..
E ktheu ne një mi, që kërkon cepa te Shqipërisë, që ta bëjë dhe ai pis këtë vend..
E kam prap ne FB..
Se di çfarë halli ka patur..por e ka paguar shumë shtrenjtë..
Me veten e tij, qe s’do arrije ta blejë dot me..
Shqiptare, jemi te bukur, ju betohem për çfarë kam më të shtrenjtë..
Por po na poshtëron dreqi./dritare.net

















