Na ndiqni edhe në

Bota

Princi Harry do të pajtohet me familjen mbretërore, por nuk do Mbreti

Princi Harry do të pajtohet me familjen mbretërore, por nuk do Mbreti

Princi Harry ka thënë se dëshiron të pajtohet me familjen mbretërore, por pretendon se Mbreti nuk do të flasë me të.

Në një intervistë me BBC News pasi humbi një sfidë ligjore mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Duka i Sussex tha se "ka pasur kaq shumë mosmarrëveshje midis meje dhe disa prej familjes sime".

Ai shtoi se debati për sigurinë që ka vazhduar prej pesë vitesh në lidhje me jetën dhe sigurinë njerëzore është pika e ngërçit dhe e vetmja gjë që ka mbetur.

Harry tha se tani e kishte falur familjen mbretërore, por shtoi: "Nuk e di se sa kohë ka i ka mbetur babait im, ai nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre gjërave të sigurisë. Do të ishte mirë të pajtoheshim.", tha Harry./K.C/dritare.net