Sondazhi/ Gara presidenciale! Si qëndron mbështetja në 6 zona elektorale për Kamala Harris dhe Trump!
E Mërkurë 4 Shtator 2024, 12:12
Dritare.net
Një sondazh i fundit i CNN tregon se si qëndron mbështetja e votuesve ndaj dy kandidatë për president, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Shifrat tregojnë se në 6 zona elektorale, Harris ka një përqindje me të lartë mbështetje në Wisconsin dhe Michigan, ndërsa Trump ka avantazhin në Arizona.
Ndërsa në Gjeorgji, Nevada dhe Pensilvani, mbështetja ndahet në mënyrë të barabartë.
Mesatarisht 15% e votuesve janë shprehur se nuk ndihen të vendosur se cilin prej kandidatëve do të mbështesin, dhe se gjithçka mund të ndryshojë gjatë javëve të fundit të fushatës./M.K-dritare.net