
Reshje dëbore dhe akull, mbyllet aeroporti i Mynihut!
Dritare.net

Aeroporti i Mynihut është detyruar të mbyllet sërish pas motit ekstrem. Sipas Sky News fluturimet janë të pamundura për t’u kryer në këtë moment pasi qyteti gjerman u godit nga reshjet e dendura të dëborës.
Për pasojë fluturimet janë anuluar ose shtyrë përkohësisht këtë të martë, deri në një njoftim të dytë. Aeroporti i dytë më i madh i vendit paralajmëroi gjithashtu se shumica e fluturimeve të planifikuara për më vonë gjatë ditës mund të anulohen për arsye sigurie. Aeroporti tha se akulli në pistat ku janë stacionuar avionët ishte ekstrem. Po ashtu u është bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë linjën e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë për të mësuar statusin e fluturimit dhe për të shmangur rezervimin e ri në aeroport për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të disponueshëm. Pezullimet vijnë pasi të gjitha fluturimet në aeroport u ndaluan të shtunën pasi reshjet e dendura të borës mbuluan qytetin dhe shtetin jugor të Bavarisë. Ndërkohë, autostrada A99 pranë Mynihut u mbyll në të dy drejtimet pasi raportohet se 13 automjete janë përfshirë në një aksident masiv.
Operatori i trenave Deutsche Bahn tha se do të ketë ndërprerje në zonën e Mynihut për disa ditë. Fqinjët e Gjermanisë, Austria dhe Zvicra kanë përjetuar gjithashtu reshje të dendura bore që kanë prekur transportin publik, duke ngritur shqetësime për ortekët e mundshëm./M.K-dritare.net

















