Na ndiqni edhe në

Bota

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline nga brenda burgut!

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline nga brenda

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline 20-vjeçare, Babi Anagnostopulos , nga burgu ku ai po mbahet për krimin e rëndë në Glyka Nera. Fotoja e publikuar nga televizioni Star tregon vrasësin pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e këtij institucioni, në krahun e 6-të të burgut.

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline nga brenda

Babis Anagnostopulos, përmes avokatit të tij, duke u caktuar në paraburgim në të ashtuquajturin krah VIP në burgun Korydallos, dërgon, siç transmeton media greke STAR, një mesazh, duke theksuar se gjithçka që ai dëshiron është që të bëhet më e mira për fëmijën e tij.

Shkatërrova familjen time dhe humba gjithçka. Unë jam duke pritur për zhvillimin e procesit për të voglën. Gjithë sa dua vërtet është për të mirën për fëmijën tim. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë”,-përfundoi rrëfimi i tij./M.T/dritare.net