Na ndiqni edhe në

Bota

Për një kafe do të duhet certifikata e vaksinimit. Mblidhet qeveria italiane!

Për një kafe do të duhet certifikata e vaksinimit. Mblidhet

Nga 5 gushti Italia do të vendosë masa shtesë ndaj personave që nuk janë vaksinuar. Në ambientet e brendshme të restoranteve dhe bareve, në palestra, kinema, teatro, muze, stadiume dhe arena për ngjarje sportive ose koncerte do të lejohen vetëm personat e vaksinuar.

Ndryshimi i masave ndodhi për të mos shkuar në kufirin e rrezikut. Diskotekat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Drafti i dekretit iu ilustrua presidentëve rajonalë nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe ajo e Çështjeve Rajonale Maria Stella Gelmini. Pas dritës jeshile, teksti do të arrijë në Këshillin e Ministrave, të cilët do të duhet ta miratojnë atë për ta bërë të hyjë në fuqi nga nesër.

Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet certifikata e gjelbër si për klientët ashtu edhe për punëtorët. Po kështu në bare të brendshme kur konsumohet në tryezë.

Ministri Speranza shpjegoi se për të kaluar në zonën e verdhë, referenca do të jetë së paku 10% në kujdesin intensiv dhe 15% në zonën mjekësore. Për të shkuar portokalli 20% kujdes intensiv dhe 30% zonë mjekësore. Ndërsa zona e kuqe 30% në kujdesin intensiv dhe 40% në zonën mjekësore.

Për lëshimin e certifikatës së gjelbër vetëm me tampon, qeveria italiane është duke menduar se si ta ofrojë tamponin jo falas por me një çmim të ulët, çmime të kontrolluara sidomos për fëmijët dhe për njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore./M.T/dritare.net