
Pandemia/ Merkel: Kemi 4 muaj të gjatë përpara, drita në fund të tunelit ende larg
Dritare.net
Gjatë një konference për shtyp të thirrur ditën që hyri në fuqi izolimi kombëtar në Gjermani, kancelarja Angela Merkel lëshoi një paralajmërim për gjermanët.
“Kemi përpara katër muaj të gjatë dimri dhe drita në fund të tunelit është mjaft larg."- tha kancelarja.
"Në demokraci, unë besoj në fuqinë e arsyes dhe përgjegjësisë."-shtoi Merkel, sipas së cilës kjo pandemi është diçka e ngjashme me një katastrofë natyrore, me të cilën politika dhe shoqëria duhet të mësojnë të lidhen. Gjëja më e rëndësishme, sipas saj është minimizimi i kontakteve kur është i mundur, informon dritare.net
“Këtë nëntor të gjithë do të duhet të heqim dorë nga shumë prej atyre gjërave që e bëjnë jetën të bukur. Unë nuk mendoj se mund të ketë festa të mëdha dhe të zhurmshme për Vit të Ri. Do të kemi një Krishtlindje të kushtëzuar nga koronavirusi, por nuk duhet të jetë një Krishtlindje në vetmi.”- tha ajo./K.C/dritare.net

















