
Ngatërron mollën me pjeshkën. Rita Ora bëhet virale në rrjet!
Dritare.net
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora ka shkaktuar të qeshura pasi bëri një gafë gjatë një lidhje direkte në emisionin “The Big Breakfast”. Këngëtarja mori në dorë një pjeshkë teksa po jepte intervistën për prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu, duke iu referuar si një mollë.
“Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha ajo duke shtuar: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, shtoi Rita. Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja AJ duke i thënë se është Rita kishte në dorë një pjeshkë.
“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndësa shpërthyen të qeshurat në studio. “Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”, tha Mo me shaka./Xh.Xh/dritare.net

















