Na ndiqni edhe në

Bota

Mbretëresha Elisabeth II feston sot 69-vjetorin e ngjitjes në fron!

Mbretëresha Elisabeth II feston sot 69-vjetorin e ngjitjes në fron!

Data 6 shkurt shënon një përvjetor shumë të veçantë për mbretëreshën Elizabeth II, ajo u ngjit në fron pikërisht në këtë datë në 1952-in, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Elizabeth ishte 27 vjeç kur u bë mbretëreshë, dhe kurorëzimi i saj u bë më 2 qershor 1953. Duke nderuar 69 vjetorin e ngjitjes së saj në fronin britanik, i cili u zhvillua më 6 shkurt 1952, llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Instagram ndau pamjet e kujtimeve të asaj kohe.

Mbretëresha Elisabeth II feston sot 69-vjetorin e ngjitjes në fron!

" Ditën e sotme në 1952-in, mbretëresha erdhi në fron pas vdekjes së babait të saj mbretit George VI. Madhëria e saj tani është në fron prej 69 vjetësh," shkruhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror. Mbretëresha Elizabeth mbetet shumë aktive, megjithëse pandemia e Covid-19, ka detyruar anëtarët e familjes mbretërore të bëjnë disa ndryshime në oraret e tyre të zakonshme. Për shembull, në fillim të vitit, Pallati Buckingham konfirmoi se të gjitha festat do të anuloheshin për vitin 2021, për t'i mbajtur të gjithë të sigurt mes masave të distancës sociale dhe izolimit./M.M-dritare.net