
Klubi ku humbën jetën 13 persona ishte urdhëruar të mbyllej më 2022!
Dritare.net
Një klub nate në Spanjë, i cili u rrënua nga një zjarr gjatë fundjavës duke i marrë jetën 13 personave, ishte urdhëruar të mbyllje në vitin 2022, njoftuan autoritetet spanjolle të hënën.
Këshilli i Qytetit i Mucias e kishte urdhëruar në janar 2022 mbylljen e klubeve të natës për shkak se kompania e cila operonte me to kishte licencë vetëm për njërin prej tyre.
Policia dyshon se zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda dhe pastaj u shpërnda në Teatre dhe në klubin e tretë të natës në ndërtesën e quajtur Golden.
Të gjithë njerëzit e raportuar të zhdukur janë gjetur, përfshirë tre personat që kishin shkuar në plazh dhe i kishin fikur telefonat, thanë zyrtarët. Viktimat ishin nga Kolumbia, Ekuadori dhe Nikaragua si dhe nga Spanja.
Policia tha se tri nga viktimat u identifikuan përmes shenjave të gishtave. Pjesa e mbetur e trupave duhet të identifikohen përmes mostrave të ADN-së./REL

















