Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmeti në Japoni, ekipet e shpëtimit në garë me kohën për të arritur të mbijetuarit!

Tërmeti në Japoni, ekipet e shpëtimit në garë me

Përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve vazhdojnë në Japoni pasi të paktën 64 persona humbën jetën në një tërmet i fuqishëm që goditi vendin në ditën e Vitit të Ri.
Shtëpitë u shembën, ndërtesat morën flakë dhe rrugët u dëmtuan shumë, duke penguar punën e ekipeve të shpëtimit.
Epiqendra e tërmetit 7.6 ballë ishte gadishulli Noto, në Japoninë qendrore.

Në qytetin bregdetar të Suzu në prefekturën Ishikawa, rreth 90% e shtëpive në qytet ishin "shkatërruar plotësisht ose pothuajse plotësisht", tha kryebashkiaku.
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lënë shtëpitë e tyre. Qeveria e vendit ka thënë se 57,360 njerëz duhej të evakuoheshin./dritare.net

Tërmeti në Japoni, ekipet e shpëtimit në garë me