Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ 5-vjeçarja nxirret e gjallë pas 7 orësh nën rrënoja

Foto/ 5-vjeçarja nxirret e gjallë pas 7 orësh nën

Një familje me 4 persona u zu poshtë nga rrënojat e pallatit ku jetonin pas tërmetit 7.7 ballë që ra sot në mëngjes në Turqi. Nëna, e cila ishte mësuese, kërkoi ndihmë duke i shkruar kolegëve në grupin e Whatsapp. Më pas, disa mësues shkuan te rrënojat dhe punuan për të shpëtuar familjen.

Foto/ 5-vjeçarja nxirret e gjallë pas 7 orësh nën
Nëna, babai dhe djali u shpëtuan herët në mëngjes, por nuk ishte e lehtë që të arrije tek 5-vjeçarja Ayşe Kübra Güneş. Falë punës së mësuesve, ekipeve mjekësore dhe xhandarmërisë, u lokalizua Ayşe Kübra Güneş. Ekipet u përpoqën ta mbanin të qetë vajzën 5-vjeçare duke i folur vazhdimisht. Vogëlushja i dërgoi dhe një mesazh babait të saj teksa i thoshte se është mirë.

Foto/ 5-vjeçarja nxirret e gjallë pas 7 orësh nën
E vogla Ayşe u nxor e gjallë nga rrënojat 7 orë pas tërmetit si rezultat i punës së ekipeve. Vogëlushja, e cila u ribashkua me të atin, u shtri në barelë dhe u dërgua në ambulancë. Vogëlushja nuk ia lëshoi dorën të atit për asnjë moment. Pasgoditja që pasoi nxjerrjen e Ayşe Kübra nga rrënoja shkaktoi panik. Papritur, kalimtarët ikën dhe u përpoqën të shpëtonin nga shembja e një ndërtese të re./K.C/dritare.net